Jump to Navigation

Përbërja Biokimike e Qumështit të Nënës

Qumështi është sekret i cili tajohet nga gjëndrrat e qumështit, i cili përbëhet nga uji dhe substancat tjera si: proteinat, karbohidratet, yndyrnat, vitaminat, mineralet dhe oligoelementet.
Përmban edhe substanca imunologjike aktive të ndryshme: enzime, hormone, etj.
Qumështi i nënës është materie e lengët, e bardhë, pa erë, e embël, pH 7.2, pesha specifike 1020-1030, vlon në 101°C.

Përqindja e këtyre substancave në 100ml qumësht të nënës është:
1. Uji gjendet rreth 87.5 g % / 100ml, fëmija nuk ka nevojë për lëngje tjera.
2. Proteinat në qumështin e pjekur të nënës gjenden nga 1.1 – 1.2 g / 100ml dhe në të dallojmë këto proteina: kazeina, IgM, proteinat e hierrës, etj.
Kazeina paraqet grup specifik të proteinave të qumështit të cilët paraqitën në formë të komplekseve me Ca dhe P inorganik. Kur qumështi zihet nën ndikimin e temperaturës, kaziena shndërrohet në kompleksin e patretshëm kazeinat-Ca fosfat. Në qumështin e nënës kemi 34% kazein, kuse në atë të lopës 77%. Funksioni i saj në radhë të parë është nutritiv, që shërben si burim i aminoacideve, Ca dhe P.
Proteina e hierrës e përbëjnë rreth 66% të qumështit të nënës dhe përbëhen nga 5 fraksione kryesore: α-laktoalbumina ,laktoferina, lizozima, IgA dhe albuminat e serumit. Hierra e qumështit përmban lloje të ndryshme të mineraleve dhe vitaminave,me ç’rast fëmiu në gji nuk ka nevoj t’i ipet Fe, Zn, shumica e vit. tjera, përveq vit. D. Qumështi i nënës për nga sasia e proteinave iu përshtatet nevojave të fëmijëve për rritje dhe zhvillim. Qumështi i lopës i pa modifikuar përmban sasi të mëdha të proteinave, të cilat duhet të sekretohen dhe engarkojnë kapacitetin ekskretor të veshkave me 5.7 mOsm, me ç’rast vjen deri te çrregullimi i baraspeshës së ujit në organizëm. Marrja e sasisë së madhe të proteinave mund të shkaktoj edhe acidozën metabolike të vonuar për shkak të grumbullimit të sasive të mëdha të produkteve të aminoacideve.
3. Yndyrnat në qumësht janë burimi më rëndësishëm i energjisë për të posalindur. Në kolostrum ka 2 - 2.5g% yndyrna, në qumështin kalimtar 2.5 – 3.5g % , kurse në atë të pjekur ka 3.5 – 4.5 g % . Yndyrnat gjenden ne formë të globulave, berthamen e të cilave e formojnë tregliceridët (98 %), kurse membranën kolesteroli, fosfolipidet dhe proteinat. Qumështi i nënës ka pak ac palmitik dhe më shumë ac oleik, linoleik, arahidonik. Gjendet edhe lipaza jospecifike e cila e plotëson emulgimin në lukth dhe e ndihmon hidrolizën e yndyrnave duke mundësuar shfrytëzimin e plotë të yndyrnave edhe përkundër sekretimit të pamjaftueshëm të latanti.
4. Krabohidratet - si sheqer i qumështit të nënës dhe të lopës është laktoza. Qumështi i pjekur i nënës ka 7% karbohidrate, kolostrumi më pak, kurse qumështi i lopës 5%. Laktoza e lehtëson absorbimin e Ca dhe ajo zbërthehet në glukozë dhe galaktozë nën veprimin e laktozës së zorrëve. Një pjesë e laktozës arrin në zorrën e trashë, ku nga bakteriet fermentohet ne ac laktik dhe acide yndyrore meshë molekulare te vogël, ashtu qe kemi pH acidike të papërshtatshme për zhvillimin e E. coli në zorrë. Qumështi i nënës përmban faktorin bifidus- karbohidrat me peshë të vogël molekulare, i cili ndihmonë në zhvillimin e laktobacillus bifidus si përfaqesues kryesor i florës normale të zorrëve te femijet në gji. Ky bacil e ruan florën e zorrëve duke penguar vendosjen e bakterieve patogjene.
5. Mineralet- qumështi i nënës përmban 0.2 % , kurse i lopëes 0.7 %. Sasia e Ca dhe P në qumështin e nënës është më e vogël se në atë të lopës 1:2 dhe resorbohen më mirë nga qumështi i nënës se sa nga ai i lopëes.
6. Oligoelementet- Fe ka pak, por nuk paraqitet sideropenia sepse ai absorbohet mire. Përmban edhe Zn dhe F në sasi të mjaftueshmë.
7. Vitaminat- qumështi i nanës përmban sasi të pakët të vit D, prandaj latantit duhet dhënë vit D shtesë, veqanrisht në vendet ku nuk ka diell shumë. Edhe vit K është në sasi më të vogël te qumshti i nënës.



Main menu 2