Jump to Navigation

Citrak (zarfa)

CITRAK eshte integrator ushqimor i kaliumit qe keshillohet ne raste e pakesimit te sjelle nga dieta ose ne rastet e shtimit te nevojave fiziologjike.

CITRAK nuk permban sheqer prandaj mund te perdoret dhe nga persona me metabolizem te sheqernave te demtuara.

PERBERESIT:

Zarfa 1 gr:

Nje zarf permban:

Lende aktive: Citrat kaliumi 1 gr.

Lende joaktive : Embelsues : manitol, acesulfam K.

Acidifikues: acid citrik,aroma.

Ngjyrues : B carotene

INDIKIMET:

Citrak dhe citrak forte jane integratore dietetik me baze kaliumi , e keshilluar ne rast raporti te reduktuar dietetik.Citrati i kaliumit eshte i indikuar ne trajtimin e acidozes tubulare renale me kalkula renale. Ne nefrolitiazen hipocitraturike nga oksalatet e kalciumit te cfaredolloj etiologjie dhe ne litiazen nga acidi urik me ose pa pranine e kalkulave te kalciumit.

KUNDERINDIKIMET:

1.
Insuficience renale e rende me oliguri dhe azotemi

2.
Semundja e Adisonit

3.
Adinami episodike e trasheguar

4.
Dehidratim akut

5.
Krampe

6.
Anuri

7.
Demtime te renda te miokardit

8.
Hiperkalemi

Keshille paraprake per perdorimin:

Citraku duhet te perdoret me kujdes ne pacientet :

1.
Me nivel te ulet te ekskrecionit urinar

2.
Ashtu si ne gjithe rastet me likide qe permbajne perqendrime te rritura te kaliumit , pacientet duhet te hollojne pluhurin me uje per te minimizuar crregullimet gastrointestinale qe shkaktohen nga formula me kripe te perqendruar me baze kaliumin.

3.
Dozat e rritura te citrakut mund te shkaktojne hiperkalemi , mbi te gjitha ne prezence te dekompensimit renal

NDERVEPRIME MEDIKAMENTOZE

Citraku mund te provokoje toksicitet me :


Marrjen ne te njejten kohe me barna qe permbajne kalium


Diuretike qe jashteqesin kaliumin


Inhibitore te enzimes se konvertimit te angiotenzines (ACE), ose te glukozideve kardiake

KESHILLE:

Dozat e rritura te citrakut mund te shkaktojne hiperkalemi, mbi te gjitha ne prezence te dekompensimit renal. Nuk jane vene re efekte negative ne aftesine per guide dhe perdorim makinerish.

DOZA, MENYRA DHE KOHA E MARRJES:

Keshillohet te merren 1 ose 2 bustina ne dite. Shkrijeni permbajtjen e bustines ne nje gote uje , dhe eshte mire te merret cdo doze pas ushqimit per te shmangur efektet laksative te tipit osmotik.

MBIDOZIMI:

Marrja e citrakut dhe citrak forte nga nje person me nje mekanizem te rregullt te eleminimit te kaliumit , rralle provokon hiperkalemi te rende. Ndersa ne rast se mekanizmat e ekskretimit jane te crregulluar , mund te provokohet hiperkalemi . Ne rast se kjo ndodh , pacienti duhet te trajtohet menjehere per shkak se nivelet letale mund te arrijne ne pak ore.

KOHEZGJATJA E PRODUKTIT:

Citrak : 36 muaj

Kujdes: Mos e perdorni produktin pas dates se skadences te treguar mbi kuti.

30 zarfa nga 3g

Pesha neto 90 g



Main menu 2