Jump to Navigation

Spitali Rajonal Gjilan

Spitali Regjional i Gjilanit funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ofron shërbime shëndetësore për nivelin dytësor për popullatën e regjionit të Gjilanit,ku përveç Komunës së Gjilanit hyjnë edhe Komuna e Dardanës,Vitisë,Artanës dhe Komunave në formim të Prteshit,Ranillukut dhe Kllokotit.
Gjithashtu,SRGJ ofron shërbime shëndetësore edhe për banorët e Komunave Preshevë,Bujanovc,Medvegj,Kumanovë etj.
Në spitalin Rajonal të Gjilanit janë të puënsuar 527 punëtorë nga të cilët rreth 120 mjekë specialitë,320 infermierë,4 ekonomistë,2 inxhinierë,1 jurist dhe punonjës të tjerë të shërbimeve ndihmëse si janë: shërbimi teknik,kuzhina,mirëmbajtja,autoparku,si dhe punëtorët e Kompanive Private për Higjienë dhe Sigurim Fizik të objekteve.
SRGJ-ja disponon me 450 shtretër,6 departamente dhe rreth 25 mijë m2 sipërfaqe të shfrytëzueshme dhe ka infrastrukturë optimale,teknike dhe të infrastrukturës së gjithëmbarshme për të ofruar shërbime cilësore të nivelit përkatës për të gjithë qytetarët e regjionit.
SRGJ-ja, përveç ofrimit të shërbimit dhe kujdesit shëndetësorë sekondar shërben edhe si institucion edukativo-arsimor për nxënësit e shkollës së Mesme tëMjekësisë,infermierët e të gjitha profileve dhe drejtimeve,studentët e fakultetit të mjekësisë,për mjekët në specializim të lëmive përkatëse,disponon me qendrën për Edukim të Vazhdueshëm të Infermierisë, dhe qendrën e Telemjekësisë.
Menaxhmenti i SRGJ-së,ka organizuar dhe konsoliduar njësitë organizative të administratës dhe të gjitha repartet profesionale dhe departamentet përkatëse me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore dhe ngritjën e nivelit të shërbimeve edhe në aspektin sasior dhe atë cilësor.
Udhëheqja e Spitalit ka ushtruar veprimtari konkrete të përfaqësimit dhe të prezentimit të gjitha aktiviteteve,preukopimeve,angazhimeve dhe vështërsive me të cilat është ballafaquar dhe ka bërë përpjekje maksimale që të menaxhojë sa është e mundur,me përkushtim e korrektesë,gjithnjë duke respektuar ligjin e statutin e spitalit,rregulloret,udhëzmet administrative dhe duke respektuar të gjitha trupat institucionale në kuadër të SRGJ-së.
Është bërë një menaxhim shumë efikas dhe përmbajtësor e racional në përputhje dhe konform reullativave,ligjore të financave dhe është mbrojtur prona,mjetet e punës,dhe resurset njerëzore dhe të drejtat e punëtorëve.
Të gjitha këto veprimtari janë bërë me një transparencë të lartë dhe gjithnjë kemi qenë të hapur për publikun,gjithnjë duke pasur edhe kujdes në ruajtjën e konfidencës së domosdoshme dhe profesionalizmit.
Komunikimi me meida,ka qenë i përhershëm dhe në vazhdimësi, është bërë përmes drejtorit ekzekutiv dhe zëdhënësit të SRGJ-së,gjegjësisht përgjegjësit për Informim e poashtu edhe përgjegjësve të tjerë sipas marrëveshjës.
Në kuadër të SRGJ-së, funksionojnë trupat profsionale dhe menaxheriale të cilët mbajnë takimet të rregullta aktive,së paku javore,e kur është parë e arsyeshme edhe më shpesh, ku janë trajtuar të gjitha çështjet dhe janë marrë detyrat dhe përgjegjësitë.Me mjetet dhe të gjitha resurset njerëzore dhe teknike e profesionale janë bërë të gjitha përpjekjet për të menaxhuar me efikasitet, përgjegjësi,ndershmëri,korektesë dhe profesionalizëm,
duke i vënë në funksion të plotë me qëllim të ngritjës së nivelit të shërbimeve shëndetësore.

Spitali i Gjilanit i ofron këto shërbime
 
REPARTI
 Kirurgji
 Ortopedi
 ORL
 Akusheri
 Gjinekologji
 Pediatria
 Neonatologji
 Interno
 Krahrori, DSM
 Infektivë
 Psikiatria
 Neurologjia
 Koronare
 Intensivë gjinekologji
 Dializa



Main menu 2