Jump to Navigation

Organet gjenitale të mashkullit

Pjesa e jashtme e organit gjenital mashkullor përbëhet nga penisi dhe testikujt. Në mbrendësi gjinden kanalet e farës (spermatozoideve), fshikëza seminale dhe prostata.

Tëstikujt
Testikujt janë gjëndrra seksuale mashkullore të cilat kanë dy funksione:
Të prodhojnë në mënyrë të vazhdueshme nga mosha e pubertetit e deri në vdekje SPERMATOZOIDE - (farën mashkullore)
Të prodhojnë hormonin specifik mashkullor testosteronin.
Nga çdo testikull lidhet nje kanal (kanali përdredhës) i cili i përcjell spermatozoidët deri në penis.

Penisi
E mundëson kalimin e urinës dhe spermës. Nën ndikimin e epshit seksual penisi forcohet. Ky ereksion, i cili shkaktohet nga rritja e qarkullimit të gjakut, e mundëson futjen e penisit në vaginë.

Sperma (ejakulimi)
Sperma përbëhet nga spermatozoidët, një lëngu të prodhuar nga prostata dhe nga fshikëza seminale. Ejakulimi është derdhja që del nga koka e penisit hove -hove.
Gjatë ereksionit penisi sekreton një pikë të vogël lëngu që mund të përmbajë spermatozoide. Kjo do të thotë që metoda e tërheqjes në çastin e fundit gjatë marrëdhënies seksuale nuk është një metodë e sigurtë e mbrojtjes nga shtatzënia. Për këtë arsye para çdo marrëdhënie seksuale duhet të përdoret prezervativi.



Main menu 2