Jump to Navigation

Djegiet

Të djegurat janë plagë të hapura të shkaktuara nga temperatura të larta që veprojnë në trup: nga zjarri, lëngu valë, nga gazra shumë të nxehta ose nga gjësende të zjarrta. Rreziku nga të djegurat varet prej madhësisë së sipërfaqes së djegur dhe prej shkallës së të djegurave. Shkalla e të djegurave varet nga lartësia e temperaturës dhe koha e veprimit të tyre në trup. Për ta dalluar djegien e lehtë nga ato të rëndat hapi i parë është që ta përcaktojmë shkallën dhe sipërfaqen e indeve të dëmtuara të organizmit.


Tre klasifikimet e të djegurave në tre shkallë pra shkalla e parë, e dyta dhe e treta na ndihmojnë determinimin e gjendjeve emergjente:
1. Shkalla e parë e djegies. - është ajo djegie ku vetëm shtresa e jashtme e lëkurës (epiderma)është e përfshirë. Lëkura zakonisht është e skuqur, e enjtur, kemi kruarje dhe djegie të lehtë. Tek kjo shkallë e djegies, djegia nuk e tejkalon shtresën e jashtme të lëkurës (epidermën).


2. Shkalla e dytë e djegies. - kur djegia e tejkalon shtresën e jashtme të lëkurës dhe përfshin shtresën e dytë të lëkurës ( dermën ) kemi të bëjmë me shkallën e dytë të djegies. Tek kjo shkallë e djegies zhvillohen vezikulat dhe lëkura fiton skuqje intenzive, me pamje në formë njollash. Tek shkalla e dytë e djegies dhembjet janë të forta dhe të enjturat janë më të theksuara. Nëse tek djegiet e shkallës së dytë të djegurat nuk kalojnë 7.5 cm në diametër, duhet të trajtohen si djegie të lehta. Nëse regjioni i djegieve është më i largët, nëse djegiet janë në duar, këmbë, fytyrë, gluteuse,  apo regjione të tjera atëherë duhet të trajtohen si djegie të shkallës së rëndë dhe duhet të kërkohet ndihma e shpejtë mjekësore.


Tek djegiet e lehta .- duke përfshirë djegiet e shkallës së parë dhe djegiet e shkallës së dytë të kufizuara në regjione jo më të mëdha se 7.5 cm në diametër duhet të mirren këto masa:
• Ftohe djegien , mbajeni regjionin e djegur nën ujin i cili rrjedh për pesë minuta , apo përderisa dhembja të qetësohet , nëse kjo është jopraktike atëherë zhyte regjionin e djegur në ujë ftohtë , apo ftohe me ndonjë kompresë të ftohtë. Ftohja e djegieve i redukton të enjturat nëpërmjet kondukcionit të të nxehtit nga lëkura. Mos vendos akull mbi djegie .
• Mbështjelle djegien me gazë sterile, mos përdor material nga pambuku që mund ta irritojë lëkurën
. Mbështjelle gazën lirshëm duke shmangur shtypjen në lëkurën e lënduar. Fasha apo gaza e mban ajrin larg nga lëkura e djegur dhe redukon dhembjet dhe parandalon paraqitjen e vezikulave .
• Përdorni barna kundër dhembjes , nëse dhembja nuk pushon atëherë perdorni barna kundër dhembjes siç janë: paracetamoli, Ibuprofeni, naproxeni ndërsa aspirinën kur mos e përdorni tek fëmijet dhe adoleshentët .
Djegiet e lehta zakonisht shërohen pa terapi të mëtejme . Ato mund të shërohen me ndryshime  pigmentuese , që d.m.th. se regjioni i shëruar mund të ketë ngjyrë tjetër nga lëkura rrethuese . Shiqo për shenja të infekcionit , siç është dhembja e forcuar , skuqja , temperatura dhe enjtja . Nëse infekcioni zhvillohet , ndërpreje ndihmën mjekësore . Mënjano ri-lëndimet nëse djegiet janë më të vjetra se 1 vit , ngase çdo ndërhyrje e mëtejmë mund të shkaktojë ndryshime pigmentuese më të gjëra .

Vërejtje :
• Mos përdor akull , duke vendosur akull drejtëpërdrejt në djegie mund të shkaktojë dëmtime të mëtejme të lëkurës .
• Mos përdor tlyn apo pomadë në djegie , kjo mund ta pengojë shërimin e mëtejshëm .
• Mos i shpërthe vezikulat , vezikulat e shpërthyera janë të predisponuara për infekcione .
3. Shkalla e tretë e djegies , është forma më serioze e djegieve e cila manifestohet me dhembje të fortë , duke përfshirë të gjitha shtresat e lëkurës duke shkaktuar dëmtime permanente të indeve . Indi yndyror  muskujt e madje edhe eshtrat mund të jenë të afektuar . Regjioni i djegur mund të ketë ngjyrë të zezë apo lëkura mund të të jetë e thatë dhe e bardhë .
4. Shkalla e katërt e djegies , përpos shenjave të shkallës së tretë , këtu ndonjë pjesë e trupit është e karbonizuar .
Për djegie të rënda , thirni ndihmën e shpejtë , derisa të mbërrijë ndihma e shpejtë ndërmerni këto masa :

1. Mos i largoni rrobet e djegura , sigurohuni që viktima të jetë larg nga materialet djegëse apo ekspozimi nga tymi dhe zjarri .
2. Mos i zhyt djegiet e mëdha në ujë të ftohtë , ky veprim mund të shkaktojë shokun , përpos kur të djegurat janë të shkaktuara nga fosfori pjesën e trupit në të cilën fosfori digjet duhet ta fusim në ujë , kurse pjesët e tjera të fosforit të padjegur duhet ti heqim nën ujë ( siç e dini nga kimia fosfori në ajër digjet ).


3. Shiko për shenja të qarkullimit ( frymemarrja ,kollitje apo lëvizje ) . Nëse nuk ka shenja të frymemarrjes apo shenja të tjera të qarkullimit , fillo reanimimin kardiopulmonar . Ngrite pjesën e trupit të djegur apo pjesën e djegur , ngrit lart gjer në nivel të zemrës , nëse është e mundur.


4. Mbështjelle regjionin e djegies , përdor fasha sterile të ftohta apo të lagështa , pastroji dhe lagi rrobet.
Në qoftë se sipërfaqja e djegur është shumë e madhe , pjesa e djegur mbështillet me pëlhurë të pastër , këllëf të jastëkut ose me peshqir . Duart dhe këmbët e djegura duhet ti imobilizojmë dhe ti ngrejmë pak lart . Për ta penguar shokun nga djegiet e mëdha të dëmtuarve duhet tu japim sasira të mëdha lëngjesh e sidomos lëngje të përziera me sodë bikarbone.
Të djegurat e kanaleve të frymemarrjes shkaktohen nga thithja e ajrit të nxehtë . Për shkak të ngushtimit të kanaleve të frymemarrjes jeta rrezikohet në mënyrë të drejtëpërdrejt nga zënia e frymës . Prandaj të lënduarin duhet ta transportojmë urgjentisht në pozitë gjysmë të ulur.
Të dëmtuarin që e ka kapluar flaka duhet ta shpëtojmë duke i shuar flakën me mjete të thata duke e mbuluar me batanie , pallto ose me ndonjë material të rëndë tekstili .Personi që digjet shpëton më lehtë duke e rrokullisur nëpër tokë . Rrobet nga trupi i personit të djegur hiqen duke i shqyer vetëm në qoftë se i shmangemi dëmtimeve të mëtejme . Nëse ndonjë pjesë e rrobeve është e djegur dhe ngjitur për trup duhet prerë me gërshërë kurse pjesët e karbonizuara të rrobeve mbeten në vendin e djegur të trupit e nuk hiqen gjatë ndihmës së parë. Nëse në duart e gishtërinjtë e djegur ka unaza , zingjirë ose orë ato duhet të hiqen menjëherë ngase më vonë nuk mund të hiqen për shkak të edemave ( enjtjeve ) e për shkak të shtrëngimit rrethor qarkullimi në ato pjesë të trupit çrregullohet plotësisht .
Për klasifikimin e djegieve përdoret rregulla e nëntëshit :
Tek të rriturit : fytyra dhe koka 9% , duart 9%, pjesa e përparme e trupit 9% , pjesa e pasme e trupit 9%, organet gjenitale 1% , këmbët 18% .
Tek fëmijët : koka 18 % , duart 9 % , pjesa e përparme e trupit 18 % , pjesa e pasme e trupi 18 % , këmbët 14 % , organet gjenitale 1 % .



Main menu 2