Jump to Navigation

Analizë e re gjaku për zbulimin e sëmundjeve të mushkërive

Mushkëritë janë organe jetike që thithin oksigjenin nga ajri dhe e dërgojnë atë në gjak. Pavarësisht nga dëshmitë se tymi i duhanit dëmton mushkëritë, njerëzit vazhdojnë të pijnë. Sipas një studimi, një analizë e re gjaku mund të përcaktojë saktë se  kur është koha për të lënë duhanin.


Sëmundjet e mushkërive mbulojnë një gamë të çrregullimeve nga astma dhe gripi e deri tek tuberkulozi, emfizema ose bllokimi kronik i frymëmarrjes  apo COPD dhe kanceri.
Disa nga shenjat paralajmëruese përfshijnë kollën kronike, gulçimin, kollën me gjak ose dhimbje gjoksi.


Por tani një analizë e re gjaku mund të zbulojë emfizemën që në fazat e herëshme. Sipas një studimi botuar në revistën mjekësore mbi sëmundjet e frymëmarrjes, shkencëtarët kanë njëjtësuar një veçori fizike në gjakun e atyre që pijnë duhan me sëmundje në mushkëri në fazë të herëshme.


E njëjta veçori (biomarker) ishte e pranishme edhe tek personat që pinin duhan por që nuk ishin të sëmurë. Ndërsa tek personat që nuk pinin duhan kjo veçori fizike në gjak nuk ekzistonte. Autorët e studimit arritën në përfundimin se prania e kësaj veçorie fizike mund të jetë shenjë e herëshme e emfizemës. Autorët e studimit sugjerojnë se një analizë gjaku që t'u tregojë duhanpirësve se mushkëritë e tyre janë duke u prekur nga sëmundja mund të jetë një nxitje e fortë për të lënë duhanin. Nga voanews.com



Main menu 2