Jump to Navigation

Perimet dhe pemët

Perimet dhe pemët janë përbërës kryesor të një ushqimi të shëndoshë. Ato përmbajnë materie përbërëse të rëndësishme për jetë dhe ulin rrezikun e sëmurjes nga kanceri. Ideale janë 5 racione në ditë, të papërpunuara ose të ziera, të ofruara në bazë të kënaqësisë dhe qejfit.


Perimet dhe pemët praktikisht nuk përmbajnë yndyrë dhe përmbajnë vetëm pak Karbohidrate. Ato përbëhen prej 85 deri 95 përqind nga uji dhe marrja e tyre përbënë me pak energji se artikujt tjerë ushqimore.
Ato ngopin pa u ngarkuar shumë me Kalori. Ndjenja e ngopjes paraqitët atëherë, sapo lukthi të jetë imbushur, dhe kjo arrihet me anë të vëllimit e jo më anë të kalorive. Perimet dhe pemët përmbajnë edhe vitamina, materie minerale, materie përbërëse (materie balasti, fije ushqyese) dhe materie bimore sekondare. Materiet bimore sekondare ju nevojiten bimëve si: mbrojtës kundër dëmeve dhe sëmundjeve, rregullator të zhvillimit, simaterie për ngjyrë dhe shkaktojnë aromë e shije të ndryshme tek perimet dhe pemët.


Përpara, materiet bimore sekondare njeriu i ka marrë si të parëndësishme. Tek në kohën e fundit, njeriu e ka të njohur se materiet përbëjnë një ndikimmbrojtës kundër kancerit dhe sistemit kardiovaskular.
Në ditë duhet të hahen pesë racione me pemë dhe perime. Një racion i përgjigjet 120 g ose përafërsisht një dorë e mbyllur (grusht). Tri racione perime dhe dy racione pemë në ditë janë optimale. Një racion në ditë mund të zëvendësohet edhe me një gotë lëng të perimeve apo pemëve. Shpërndarja e konsumimit të perimeve dhe pemëve gjatë ditës nuk luan ndonjë rol, përkundrazi ndryshimi është shumë i rëndësishëm. Prapa ç’do perime dhe pemë fshihen materie të tjera, që trupin tonë e mbajnë të shëndoshë. Të papërpunuara (të freskëta) ose të ziera- edhe këtu mund të ketë ndryshime.
Në njërën anë gjatë nxehjes humbin materiet e vlefshme përbërëse, në anën tjetër materiet e vlefshme përbërëse treten më mirë. Më të mirat janë produktet sezonale dhe të pjekura, në Dimër dhe Pranverë plani i ushqimit mund të plotësohet me perimet dhe pemët nga ngrirja e thellë. Nëse futen të ngrihenme përkujdesje, ato përmbajnë shumë materie të vlefshme përbërëse.

Laramania e ngjyrave për sy dhe imunitet
Materiet bimore sekondare janë përgjegjës për ngjyrë të perimeve dhe pemëve dhe kanë një ndikim mbrojtës:

Bardhë
Glukozat (Glucosinolate), këtyre llojeve të perimeve ju japin intensivisht shije dhe aromë dhe njeriu supozon se ato ofrojnë një mbrojtje nga kanceri.
Perimet e bardha janë p.sh.:
Lakra e bardhë, rrepa e bardhë (Rettich), majdanozi ose lakra rrepë (Kohlrabi).

Verdh, portokall
Përgjegjës për ngjyrosje karakteristike janë të ashtuquajturat Karotinoidet (Carotinoide). Janë të njohura rreth 650 Karotinoide të ndryshme, prej te cilave rreth pesëdhjetë, për shkak të strukturës së tyre kimike në trupin e njeriut mund të shndërrohen në vitaminë A. Studimet e njëpasnjëshme epidemiologjike kanë treguar se: Karotinoidet ndikojnë në shmangien e reagimit të kancerit. Përmbajtja e Karotinoideve është me e madhe në pemë se sa në perime. Me këtë, frutat e verdha të limonit janë furnizuesit më të rëndësishëm të vitaminës C në kohën e ftohtë. Natyrisht se vitamina C është një vitaminë e rëndësishme për jetë, që plotëson shumë funksione në trup. Ka një ndikim antioksidativ dhe për këtë shkak e largon qëndrimin e substancave kancerogjene.
Perimet dhe pemët me ngjyrë të verdhë dhe portokalli janë p.sh. karota, kungulli, specat e verdha, pjeshka, limoni dhe portokalli.

Gjelbër
Përgjegjës për ngjyrë të gjelbër është Klorofili (Chlorophyll). Me këtë perimet dhe pemët e gjelbërta përmbajnë një sasi të madhe të thartirave (acideve folike – të ngopura). Thartirat mbrojnë nga sëmundja ne sistemin kardiovaskular dhe deformimet e embrionit (Spina Bifida = shpina e hapur) dhe njeriu e merr se thartirat (acidet folike – të ngopura) kanë një efektmbrojtës kundër kancerit. Thartirat ju takojnë vitaminave më të ndjeshme.
Nuk e përballojnë nxehtësinë, dritën e as oksigjenin dhe mbi të gjitha janë të tretshme me ujë. Për këtë shkak mundet që gjatë depozitimit joprofesional dhe përgatitjes së artikujve ushqimorë, një sasi e thartirave të humbin. Për këtë arsye duhet që perimet dhe pemët e gjelbërta të hahen të papërpunuara (të freskëta).
Perimet dhe pemët e gjelbërta janë p.sh. sallata me gjethe, lakra e gjelbër, preshi, bizelet, bishtajat, shpargela, spinaqi, Broccoli (lloj lakre), bimët aromatike, molla, dardha dhe kivi.

Kuq
Materia e ngjyrës së kuqe quhet Lykopin (Lycopin) dhe është prezente në lëkuren e domateve. Lykopin para se gjithash na mbron nga radikalet e lira, që na shtinë të dyshojnë, se janë kancerogjene. Në të kundërtën e shumë materieve përbërëse të perimeve dhe pemëve, Lykopini nuk është i ndejshëm ndaj temperaturave.
Ndërsa trupi i njeriut mund ta vlerësoi vetëm në gjendje të nxehtë.
Për këtë arsye ju preferohet që domatet rregullisht të shijohen si: të ziera/ avulluara, nga skara apo si salcë. Perimet dhe pemët e kuqe janë si p.sh. speca e kuqe, rrepkat (Radieschen), Lakra e kuqe e gjatë (Cicorino rosso), qepa e kuqe, domatet, mjedrat, dredhëzat dhe rrushi frëng (Johannisbeeren)

Kaltër dhe vjollce
Antociani (Anthozyan) ua jep bimëve një ngjyrë të kaltër apo vjollce. Spektri i ndikimit të Antocianit është veçanërisht i madh dhe shmang rritjen e baktereve dhe viruseve, kështu këto njeriu imerr si shmangës të kancerit. Perimet dhe pemët me ngjyrë të kaltër dhe vjollce janë si: p.sh. domatet e zeza (vjollce), qershitë, lakra e kuqe, rrushi i zi,manaferrat dhe boronica.
Tabletat dhe pilulat në vend të perimeve dhe pemëve Vitaminat dhe materiet minerale në formë të tabletave ose pilulave nuk e kanë të njëjtin reagim të shëndetshëm si vitaminat dhe materiet minerale nga perimet dhe pemët. Në të kundërtën, studimet kanë treguar se vitaminat e izoluara e rrisin rrezikun e sëmurjes nga kanceri. Për këtë arsye duhet që: vitaminat, materiet minerale dhe bioelementet tëmerren mundësisht me anë të perimeve dhe pemëve. Kështu bëhet përcjellja e bashkëveprimit të materieve të ndryshme përbërëse që kanë ndikim të shëndetshëm.

Plani ditor i perimeve dhe pemëve
> Fillojeni ditën me një pemë, një Müesli (përzierje me kos, pemë dhe drithëra) ose një gotë lëng të frutave për mëngjes.
> Hani në shujtën e orës nëntë dhe katër pasdite, për secilën nga një pemë të freskët apo nga një perime të pa përpunuar, sipas stinës p.sh një domate të kuqe, një karotë të shkriftë apo një trangull të lëngshëm.
> Shtroni si apero (shujtë rasti e lehtë) të vogël, copa të vogla të papërpunuara të perimeve, me një salcë të lehtë por pikante nga gjiza apo djathi (Blanc battu).
> Shijoni për çdo racion kryesor një sallat dhe një racion me perime të ziera. Plotësoni Ju recetat e zierjes me një racion-ekstra të perimeve të ziera.
> Hani mbas shujtës një pemë apo një sallat të frutave.
> Bëni para darke bilancin: nëse Ju ende nuk e keni ngrënë racionin e pestë, duhet të hani edhe një sallat, një racion me perime ose një pemë të freskët.



Main menu 2